Një aksident ka ndodhur në rrugën Lushnjë-Berat sot në orën rreth orës11:15. Mjeti tip furgon është përplasur me një biçikletë, ku drejtuesi i këtij të fundit ka marrë plagë të rënda në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Drejtuesi i biçikletës është veterineri Flamur Gjata.
Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit dhe po kryen të gjitha procedurat për zbardhjen e plotë të aksidentit.