Tri mina me telekomandë janë kapur në Durrës mbrëmjen e djeshme, duke çuar tre të rinj në pranga. Pas informacioneve të siguruara në rrugë informative, Policia ndaloi për kontroll një mjet tip “Volvo” ku edhe u gjetën minat e lidhura me telefon. Në pranga të efektivëve përfunduan Ilir Alliu, Edmond Bardhi, Bledar Çakalli, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës. Nga hetimet paraprake rezultoi minat do të shiteshin në Durrës për 2500-3000 euro copa.