Lushnje/ Sofokli Shani 57 vjeç ka vrarë mbrëmjen e kaluar me automatik 62-vjeçarin Rako Qorri dhe ka plagosur djalin e tij Kejdi Qorrin 31 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier i Ri pas një konflikti të çastit.
Viktima Rako Qorri u vra brenda lokalit të tij, ndërsa djali i tij ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas vrasjes policia ka arrestuar autorin e krimit, Sofokli Shani 57 vjeç i cili është banues në fshatin Krutje e Sipërme. Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Njoftimi i policisë:
Lushnje
Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.
Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.
Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Gazetari.al/