Michelle dhe Barack Obama kanë gjetur mënyrën perfekte për të edukuar brezin e ri me pak politikë dhe të drejta civile. Ata kanë bashkuar forcat me ‘Netflix’ dhe kanë krijuar “We the People”. Me pjesëmarrjen e H.E.R., Janelle Monáe, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Bebe Rexha, Amanda Gorman, etj, ky serial vizatimor ka si qëllim t’i mësoj bazat e shoqërisë dhe të drejtës civile çdo fëmije, mes muzikës dhe pamjeve.
E drejta e votës dhe fuqia në duart e çdo njeriu janë kryefjala e tij.
Si mund të ndodhte ndryshe, nga çifti Obama, këto janë ato që mund të mësojmë më mirë se çdo gjë tjetër.