Një video e publikuar nga deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Xhelal Mziu në Dibër po bën shpejt xhiron e rrjetit. Në pamje duket një fushë në fshatin Zall-Striçkan në Bulqizë ku Mziu pretendon se bimët që ndodhen aty janë bimë kanabis.
Në mes të fushës, që sipas Mziut është e mbushur me kanabis, ndodhet një kabinë elektrike, gjë që le të kuptohet se këtë fakt e dinë të gjithë dhe askush nuk e ka raportuar atë.
Por Mziu siç duket, padashje ose jo, e ka ngatërruar llojin e bimës së egër (Qingla) me hashashin, me të cilën është e ngjashme, por lehtësisht e verifikueshme.
Në foto lulja e Qinglës
/Gazetari.al/