Një hotel në Madrid është përfshi nga flakët pasditen e kësaj të enjte.
Kjo është lajmi kryesor i të gjitha mediave spanjolle në këto momente, të cilat shkruajnë se në godinë, në momentin që ka shpërthyer flakët kanë qenë të paktën 200 persona.
Zjarri nisi fillimisht në katet e sipërme të hotelit “Grand Nuevo Madrid” për të zbritur më pas në ato të poshtmet.
Sipas raportimeve, zjarrfikëset kanë mundur të vendosur në kontroll flakët, ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga incidenti.
Gjithashtu, autoritetet ndodhen në vendngjarje e janë duke hetuar shkaqet e zjarrit.