TIRANË/ Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka shpallur sot pretencën për ish-policin e Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau më 8 dhjetor 2020, të riun Klodian Rasha. Në seancën e sotme, prokuroria kërkoi 20 vite burg për Hajdarajn, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që është kërkuar nga i pandehuri, dënimi i aplikuar nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë llogaritet në 13 vite e 4 muaj burg.
Në seancën e sotme, në gjykatë ndodhej edhe babai i Rashës, Qazim Rasha, i cili më herët ka apeluar që shteti të vendosë në vend drejtësinë për djalin e tij.