TIRANË– Djali i mitur i Kudret Saliajt, i cili mbeti u vra mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiiranës, ka parë të gjithë skenën. Ai ka qenë ulur në tavolinë bashkë me të atin në momentin që gjyshi i tij, tashmë në pranga, Mexhit Picari është afruar me armë zjarri dhe ka qëlluar për vdekje Kudret Saliajn.
Djali i mitur është nxjerrë nga lokali ku ka ndodhur vrasja jashtë ambienteve, por ai ka kërkuar që të futej sërish Brenda. Dëshmitarët tregojnë se i mitur thërriste me të madhe: Baba, o baba!