Situata e pandemisë në vendin tonë vijon të përmirësohet ku ditët që nuk shënohet asnjë viktimë janë duke u rritur. Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk kemi asnjë humbje jete nga COVID, ndërsa janë shënuar vetëm 12 raste të reja. Nga 2919 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë të identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,598 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,919
Testime totale 732,998
Raste pozitive 132,372
Raste të shëruara 129,598
Raste Aktive 323
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 90
Shkodër 64
Korçë 49
Berat 35
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 4
Kukës 4
Fier 4