Konflikti mes familjeve ka nisur më 24 dhjetor 2020, ku viktima Kudret Saliaj ka kërkuar divorcin nga ish-gruaja e tij Dhurata Saliaj. Kjo e fundit është larguar nga familja e burrit në nëntor të 2020 mes akuzave për tradhti bashkëshortore dhe për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj.
Pasi ka ikur nga familja e Kudret Saliajt, Dhurata Saliaj ka jetuar tek shtëpia e babait të saj, autorit të krimit Mexhit Picari.
Viktima Kudret Saliaj nuk e linte Dhurata Saliajn që të takonte 3 fëmijët e saj, si duket kjo ka qenë një ndër arsyet që ka çuar në krimin familjar.