COVID-19 edhe pse po tkurret nga dita në ditë si pasojë e këputjes së zinxhirit të infektimeve nga vaksinimi, tani duket se ‘është kthyer’ nga kafshët.
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në një kopshti zoologjik shtetëror në periferi të qytetit Chennai në Indinë e Jugut ku si pasojë e COVID-19 ka ngordhur një luaneshë.
Kopshti Zoologjik në Chennai të Indisë ka raportuar se shumica e luanëve ishin infektuar me COVID dhe se janë vendosur në karantinë, ndërsa po mjekohen me antibiotikë.
Luanesha nuk është kafsha e parë që ngordh nga virusi, më parë kanë ngordhur dy tigra të bardhë në Pakistan si dhe luanë të tjerë janë diagnostikuar me virus në Spanjë dhe qytete të tjera në Indi.