Serbi/ Lajm i mirë për Ballkanin, i cili tashmë do të ketë një shtet i cili do të prodhojë vaksinën Sputnik V, e cila do të ndihmojë rajonin e më pas pse jo të gjithë botën.
Zyrtarisht sot do të nisë prodhimi i vaksinës Sputnik V në Beograd. Për të festuar këtë moment historik, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbajti një konferencë online bashkë me homologët e Rusisë, Vladimir Putin dhe të Argjentinës, Fernandez.
Materialet me të cilat do të prodhohet vaksina, mbërritën nga Rusia në Beograd ditë e djeshme.
Sputnik-V ka filluar prodhimin edhe në Amerikën e Jugut, saktësisht në Argjentinë që nisi e para në atë kontinent vaksinimin në atë kontinent me vaksinën ruse.