LUSHNJE/ Sofokli Shani që vrau 62-vjeçarin për një gotë birrë në Lushnje ka mbërritur në Gjykatë. I veshur me pantallona ushtarake, ai ka hedhur një bluzë në kokë për të fshehur fytyrën.
Sofokli Shani 57 vjeç, vrau me kallashnikov pronarin e lokalit, 62-vjeçarin, Rako Qorri, si dhe la të plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri 31 vjeç. Gjithçka nisi për një birrë.
Autori i ngjarjes ka ardhur në lokal dhe ka kërkuar të pijë një birrë, por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore. Por autori Shani ka insistuar ç’ka më pas shkaktoi një konflikt fizik mes tyre. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por ka ndërhyrë djali i këtij të fundit.
57-vjeçari ka marrë motorin e tij dhe u largua për në shtëpi, por disa minuta më pas ai u rikthye me një kallashnikov. Ai ka hyrë nga hyrja e pasme e lokalit dhe ka qëlluar Rako Qorrin duke e lënë të vdekur, ndërsa djali i tij i cili ishte pranë të atit mori plumba në këmbë.