SHBA/ Del videoja tronditëse ku dy të miturit 12 dhe 14 vjeç në Florida, pasi kanë tentuar të grabisin shtëpinë e fëmijës kanë qëlluar me armë drejt policisë për t’i vrarë.
Djali duket në video se është i armatosur me një AK-47 dhe vajza e armatosur me një armë gjahu. Kjo e fundit u qëllua dhe u plagos nga policia, ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
Pamjet e kamerës së trupit tregojnë se si oficerët fshiheshin pas pemëve ndërsa fëmijët qëllonin me plumba drejt tyre. Klipi gjithashtu tregon momentin kur vajza u qëllua, pamja e së cilës u mjegullua nga policia.
Sherifi Mike Chitwood shtoi se fëmijët ‘po dilnin për të vrarë policë’, raporton Reuters.
/Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazetari.al/