FIER– Mjekët e Fierit, Agim Sula dhe Eduart Shyti janë pezulluar nga puna. Ky vendim, vjen pas bërjes publike të videos nga ‘Stop’, në të cilën shihet që mjekët marrin para nga pacientët në këmbim të shërbimeve.
Përmes kamerës së fshehtë, u arrit të provohej se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.
Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar spitalit të Fierit pezullimin nga puna të dy mjekëve, që kërkonin para për shërbimin ndaj pacientëve. Sipas MSH-së, mjeku psikiatër Agim Sulaj, dhe mjeku ORL, Eduart Shyti, aktualisht janë pezulluar nga detyra, pas transmetimit të pamjeve filmike nga emisioni STOP.
Videoja e emisionit ‘STOP’