GJERMANI/ Një shqiptar është vrarë në Gjermani. Media gjermane BILN raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Hanoverit.
Mësohet se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër e më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur. Dyshohet se viktima ishte i dënuar në 2017-ën për plagosje me armë.
Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.