Teksa kanë kaluar 24 orë nga krimi brenda familjes ku Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij, Dhurata Saliaj ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve. E reja u arrestua mbrëmjen e kaluar pasi kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi sihte shpallur fajtore se ka dhunauar fëmijët e saj.
‘Marrëdhëniet me Kudretin i kishim shumë të acaruara. Sa herë unë tentoja të kontaktoja me femijët, ai vinte te puna e babit ose në shtëpi dhe na kërcënonte dhe thoshte se do më vriste. Rasti më i fundit ka qenë para 3 ose 4 ditësh që erdhi në shtëpi në Picar dhe na kërcënoi si familje. Kur vinte në shtëpi shumicën e herëve i dilte mami dhe përballej me të, se mua kishin frikë të më nxirrnin. Para 1 muaji mami ka marrë urdhër mbrojtjeje nga ai për 1 vit. Familja ime ka jetuar nën presion kaq muaj. Kam shkuar me babain tek Gjykata dhe ia kam bërë të qartë Kudretit se unë fëmijët nuk i le. Doja të takoja djalin dhe t’i flisja. Aty ndodhi ngjarja’,- ka thënë e reja para hetuesve.