Partnerja e Cristiano Ronaldos është subjekt i një projekti të titulluar “Georgina”, për të treguar më shumë se si është jeta me super yllin portugez.
Shfaqja do ketë për qëllim të japë një vështrim privat në jetën luksoze të 27 vjeçares.
Rodriguez dha lajmin për serinë e re në prill me mesazhin: “Shumë e emocionuar dhe e lumtur për këtë projekt të ri. Faleminderit familjes. Netflix”.
Kjo është ajo ku thuhet se u takua me Ronaldon ndërsa punonte për dyqanin e modës të nivelit të lartë ‘Gucci’.
“Tani që mundem, duke lejuar që të ndihmoj të tjerët është ajo që më kënaq më shumë”, tha ajo për INstyle.
“Unë kam punuar shumë dhe kam pasur një jetë sakrifikuese dhe më është shpërblyer me gjënë më të madhe: një familje të bukur”.
Çifti ndajnë vajzën tre vjeçare Alana Martina ndërsa Ronaldo është gjithashtu baba i Cristiano Jr dhe binjakëve Eva dhe Mateo.