TURQI/ Gjykata e Stambollit ka dënuar me 1406 vite burg ish-drejtorin e televizionit “Samanyolu”, Hidayet Karaca.Vendimi u njoftua në rastin kur 88 të pandehur u gjykuan me arsyetimin se ata krijuan një komplot në hetimin e trukimit të ndeshjeve në futboll.
Hidayet Karaca, kreu i Grupit të mbyllur të Transmetimit Samanyolu, ili njihet si mbështetës i lëvizjes gyleniste u dënua me 1406 vjet burg për “shkelje të konfidencialitetit të komunikimit” 76 herë, “falsifikim të dokumenteve zyrtare” 166 herë dhe “shpifje” 91 herë.
Sipas mediave turke, gjatë seancës së mbajtur në ndërtesën përballë Institucioneve Penale Silivri nga Gjykata e 23-të e Lartë e Stambollit, kryetari i gjykatës lexoi vendimin.
Ish oficeri i policisë Lokman Yanık, i cili ishte në gjyq u dënua me një total prej 161 vjet e 8 muaj burg për akuzat e “ndihmës për një organizatë të armatosur terroriste”, “shpifje” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare “të ekzekutohet 91 herë.
Të pandehurve të tjerë iu dha dënimi me burg për krime të ndryshme, disa prej tyre u liruan nga akuza.