Shefi i komisariatit të policisë Shkodër, Paulin Çupi ka dhënë një deklaratë për mediat menjëherë pasi është gjetur trupi i viktimës:
Paulin Çupi: Kemi marrë një informacion rreth orës 22:30 që Diana Vuka ka 2 ditë që ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Bëmë verifikimin në banesë dhe u gjet e pajetë 60 vjeçarja, autori i ngjarjes dyshohet të jetë Fabian Vuka 56 vjeç.
Diana Vuka ishte emigrante në Gjermani, kishte 2 ditë që ishte kthyer në Shqipëri.Vrasja është kryer me armë zjarri dhe trupi i viktimës u gjet në dhomën e saj të gjumit. Autori u arrestua afër shtëpisë, është në gjendje depresioni dhe nën efektin e alkoolit.