KINË/ Një sulm vdekjeprurës me thikë ndodhi në rrugën e një qyteti kinez, ku një person vrau 6 persona dhe plagosi 15 të tjerë.
Incidenti ndodhi pasditen e djeshme në rrugët e Anqing, një qytet 1,200 km në jug të Pekinit.
Një person që mbante me vete armë të ftohta, motivet e të cilit nuk janë bërë të ditura filloi të sulmonte kalimtarët para se të ndalohej nga autoritetet dhe të arrestohej, shkruan CNN.
Aktualisht autoritetet janë duke hetuar rrethanat që çuan personin në fjalë të ndërmerrte aktin ekstrem. Sulmet me thikë nuk janë të rralla në Kinë, aty ku mbajtja e armëve nuk lejohet për qytetarët e zakonshëm.
Vetëm pak javë me parë, një burrë goditi me thikë dy fëmijë dhe plagosi 16 të tjerë në një kopsht në Kinën jugore.