Nga sot, duke nisur me dy prej zonave më të bukura turistike në vend, Ksamilin në ekstremin jugor si dhe Velipojën në veri, fillon operacioni i shembjes e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të ‘rrëzojë sot’ në zonën e Velipojës 15 objekte të ndërtuara pa leje në bregdet, ndërsa në Ksamil janë parashikuar rreth 30. Fadromat e IKMT kanë filluar punën.
Banorët janë ankuar dhe kanë kërkuar më shumë kohë që të mund të heqin materialet pasi sipas tyre nuk janë njoftuar më parë.