Gjyqtarja Enkeleda Kapedani është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna. E pranishme në mbledhjen e KLGJ-së ku po diskutohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin e saj, Kapedani tha se shijet e saj muzikore nuk ndikojnë aspak në vendimet e marra si gjyqtare.
KLGJ mori vendimin e pezullimit deri në fund të hetimeve të Enkeleda Kapedanit.
Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.