E hënë, 8 Gusht, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kryesore

Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë për hapjen e kufijve: Mos na refuzoni shtëpinë tonë

8 Qershor, 2021
në Kryesore, Rajoni
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti shqiptar në Greqi ka bërë thirrje për mbajtjen e një proteste ditën e sotme për hapjen e kufijve. Me një njoftim në Facebook, ata bëjnë me dije se protesta paqësore do të mbahet sot në orën 18:00 në sheshin ‘Stigma’.

Me thirrjen ‘mos na refuzoni në shtëpinë tonë’, ata kërkojnë nga qeveria greke që të ndryshojnë këtë qasje, duke theksuar se kjo është padrejtësi ndaj tyre.

Ndonëse vendi ynë prej javësh tashmë regjistron shifra ditore shumë të ulta infeksioni, qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhin vendin me Shqipërinë deri në 14 qershor.

“Hapni tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndiejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…! Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera? Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë? Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit? Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin ‘Sintagma’!”, shkruhet në postim.

Taget: Covid-19Greqiproteste
Postimi i rradhës
I sulmoi me automjetin e tij sepse ishin myslimanë/ 20-vjeçari në Kanada vret 4 prej 5 anëtarëve të një familjeje

I sulmoi me automjetin e tij sepse ishin myslimanë/ 20-vjeçari në Kanada vret 4 prej 5 anëtarëve të një familjeje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Intervista/ Enver Bytyçi: Provokimi nga Beogradi në veri të Kosovës ishte fitore e Albin Kurtit. Ai fitoi kredibilitet para faktorit ndërkombëtar dhe solli në bisedime Vuçiç. Diplomacia shqiptare legjitimoi reagimet e serbëve
  • Dy turistët gjermanë mbeten të bllokuar në Tropojë, Policia i gjen dhe i transporton me helikopter në Tiranë
  • Zjarr në Bajkaj të Sarandës, rrezikohen ullishtet e vreshtat
  • Vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Iu kërkoj falje…
  • “Ku i gjen gjithë ato lekë…”/ Aulona Musta tregon burimet e saj të të ardhurave

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.