ITALI/ Policia Rrugore e Arezzos në Itali arrestoi një trafikant droge, të cilit ‘iu gjetën 21 gram kokainë tashmë të ndarë në 42 doza të gatshme për shitje.
Në pranga ra një 22-vjeçar shqiptar i cili po udhëtonte me një makinë të tipit Renault Clio pranë Komunësw së Monte Savinos. Ai u ndalua nga një patrullë e policisë për një kontroll ku agjentët menjëherë vunë re se i riu kishte një qëndrim të dyshimtë dhe për pasojë kontrolluan makinën.
Sipas mediave italiane, brenda kapakut, të fshehur brenda ndarjes ku është vendosur bateria, ata gjetën dy pako cigaresh, të cilat, nga ana tjetër, përmbanin 42 doza kokainë të barabarta me 21 gram.
Djali i arrestuar duket se banonte në Incisa Valdarno, prandaj policët kontrolluan gjithashtu shtëpinë, por me rezultate negative. I riu u arrestua dhe u dërgua në burg në Sollicciano.