Tiranë/ Policia e Shtetit ditën e sotme i ka sekuestruar pasurinë prej 3 milionë euro 48-vjeçarit Gëzim Sallaku. Kjo pasuri mendohet të jetë mbledhur prej veprimtarive të paligjshme. Biznesmeni është një emër jo pak i njoohur për drejtësinë shqiptare dhe italiane, pasi ka qenë i dënuar në Itali nga viti 1999 deri në vitin 2008 për arsye të aktivitetit të paligjshëm.
Komisioneri i policisë në Brescia Giovanni ka firmosur dëbimin e tij nën motivin: “Personi i padëshiruar sepse jo i azhurnuar me dokumentet, po ashtu i rrezikshëm nga ana shoqërore”.
Në vitin 2018 , gjatë një operacioni anti-drogë ai së bashku me vëllezërit e tij u arrestuan për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Megjithatë biznesmeni dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku u liruan, ndërsa Taulant Sallaku, vëllai i tretë i Gëzimit mbeti i burgosur. Ky i fundit u akuzua për përfshirje në një organizatë narkotrafikantësh dhe armë mbajtje pa leje.