KOSOVË/ Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu është kërcënuar nga një koleg i tij në vendin e punës.
Burri i Presidentes Osmani ditën e martë ishte duke punuar në zyrën e tij në ambasadë, teksa i futet njëri nga kolegët. Kolegu i shkarkuar kërkoi sqarime nga burri i presidentes Osmani rreth arsyes së shkarkimit të tij.
Gjatë bisedës i dyshuari kanosi Prindon Sadriun duke i thënë se nuk i intereson nëse dy familjet do të jenë në konflikt ose në gjak mes njëra-tjetrën dhe se dikush do të mbajë përgjegjësi për shkarkimin e tij nga puna.