Një 19-vjeçar ka humbur dejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçasre, e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio në Tiranë.
Pasi makina ka dalë nga rruga, fillimisht është përplasur murin dhe me një pemë e më pas ka aksidentuar këmbësoren.
Shoferi i makinës është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Siç shihet dhe nga pamjet, pas përplasjes nga makina pema është rrëzuar. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”, thotë policia.