KALIFORNI/ Një murgeshë e moshuar nga Kalifornia deklarohet fajtore për vjedhje nga shkolla katolike ku ajo punoi për dekada me qëllim që të paguante borxhet e bixhozit, sipas prokurorëve të SHBA-së.
Sipas mediave, Mary Margaret Kreuper 79 vjeç, dyshohet se vodhi më shumë se 835,000 dollarë (590,000 £) ndërsa punonte si drejtoreshë e një shkolle në periferinë e Los Anxhelosit. Ajo tani do të përballet me 40 vjet burg.
Një marrëveshje për pranimin e fajit e lëshuar të martën, 8 qershor thotë se ajo kishte pranuar që devijonte fonde për të paguar borxhet e mëdha të lojërave të fatit.
“Komuniteti i besimit në St James u trondit dhe u trishtua nga këto veprime dhe famullia, shkolla dhe kryepeshkopata raportuan çështjen dhe bashkëpunuan plotësisht me autoritetet në hetimin penal,” tha Kryepeshkopata e Los Anxhelosit në një deklaratë.
Avokati i saj tha se ajo ishte “shumë e penduar” dhe se sëmundja mendore e kishte errësuar gjykimin e saj
Si drejtoreshë e shkollës, Motra Kreuper “kontrollonte llogaritë në një union krediti, duke përfshirë një llogari kursimi për shkollën dhe një të krijuar për të paguar shpenzimet e jetesës së murgeshave të punësuara nga shkolla”, tha zyra e avokatit të SHBA-së.
Motra Kreuper, drejtoi Shkollën Katolike St James në Torrance, California, për 28 vjet. Zyrtarët thonë se ajo filloi të vjedhë në 10 vitet para pensionit të saj në 2018.