DURRËS/ Amfiteatri i Durrësit është rrethuar nga mbeturinat gjë e cila nuk është hera e parë që ndodh në Durrës.
Edhe pse po afrohet sezoni turistik, dhe Durrësi është një nga qytetet që frekuentohet nga vizitorë të huaj, dhe pikërisht Amfiteatri është një pikë që ka ngjallur interes për t’u parë. Kjo zonë rrethohet nga mbetjet dhe për këtë gjë nuk ka marrë masa askush.