FRANCË/ 28-vjeçari Damien Tarel, që u identifikua ditën e djeshme nga policia e Francës pasi godoti presidentin francez, Emmanuel Macron në fytyrë, është arrestuar dhe më pas i është bërë një kontroll shtëpisë ku ai jetonte bashkë me të ëmën.
Sipas Daily Mail, në shtëpi grupi i hetuesve bën me dije se ka gjetur armë dhe një kopje të tekstit antisemit të Hitlerit, Mein Kampf dhe armë ku mdis tyre raportohet se janë gjetur në shtëpinë e tij janë; një shpatë, një kamë dhe një pushkë koleksionisti, për të cilat ai nuk kishte leje.
Damien Tarel me flokë të gjatë dhe me syze u hodh në tokë nga truprojat pasi goditi presidentin dhe bërtiti: ‘Montjoie Saint Denis’, një britmë e vjetër e luftës mbretërore, ‘A Bas La Macronie’ (‘Poshtë Macronia’).
Macron erdhi për ta përshëndetur dhe ai dukej se po ndalonte presidentin për një bisedë, duke e kapur krahun e tij para se të shpërthente me një shuplakë. Truprojat e kapën shpejt sulmuesin dhe e hodhën atë për tokë përpara se ta tërhiqnin larg, ndërsa Macron u tërhoq nga një anëtar i detajit të sigurisë.