GREQI– Sindikatat greke kanë dalë në protestë që prej mëngjesit të sotëm, të cilët kanë dalë kundër projektligjit të ri që ndryshon marrëdhëniet e punës.
Me thirrje e panakarta në duar, ata kërkojnë të hiqet puna tetë-orarëshe, të paguhen më shumë për punët jashtë orarit të përcaktuar.
Ata kanë organizuar tubime të ndryshme kryesisht në Athinë, bashkë me Konfederatën e nëpunësve shtetërore ADEDY dhe Sindikatën e punonjësve të sektorit GSEE janë bashkuar kundër projektligjit të ri, të cilin e kanë cilësuar si anti-popullor.
“Projekt-ligji anti-punëtor dhe anti-popullor i qeverisë Mitsotakis legjitimon xhunglën e marrëdhënieve të punës që ekziston në sektorin privat këto vite me 10 orë, 14 orë në ditë apo edhe 4 orë pune, me qëllimin e vetëm të fitimeve shtesë për bizneset. 30 vjet pas shpërthimit të paparë të teknologjisë, e cila ka zëvendësuar mijëra vende pune , në vend që të ulim orët e punës dhe të rrisim pagat, kemi rritje të orëve të punës dhe ulje të pagave”, nënvizon ADEDY në deklaratën e saj.
Në shenjë proteste, punonjësit kanë ndërprerë punën në administratat shtetërore, në shërbimin bankar, në transport, etj.