FRANCE/ Një pronar restoranti në Francë gjuajti me shotgan drejt dy klientëve pasi u larguan nga restoranti i tij pa paguar faturën. Nga të shtënat ai ka vrarë njërin nga klientët dhe ka plagosur klientin tjetër. Policia menjëherë bëri të mundur arrestimin e tij. 55-vjeçari akuzohet për ‘atentat të dyfishtë’.
Policia po heton në lidhje me ngjarjen ndërsa pronari i restorantit ka pranuar se thjesht ka dashur t’i trembë dhe jo t’i vrasë.