Një banesë private 2-katëshe është përfshirë nga zjarri në qytetin e Durrësit. Flakët kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të banesës ndërsa kati i pari nuk ka dëme.
Shtëpia i përket shtetases Nafie Myzyri, ndërsa zjarri dyshohet se është vënë nga një fëmijë i mitur, i cili ka qenë duke luajtur në kuzhinë. Dy zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje, duke arritur të bllokojnë flakët, që të mos përhapeshin në katin tjetër të banesës.
Durrës/Informacion paraprak
Në datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
/Gazetari.al/