Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës së tij. Burime të sigurta bëjnë me dije, se në dritaren e zyrës së prokurorit është gjetur një fishek i cili duket se është vendosur në shenjë mesazhi.
Prokurori ka depozituar një kallëzim ndërsa janë nisur hetimet e menjëhershme për ngjarjen e ndodhur. Mësohet se gjatë ditëve të fundit, prokurori, ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privatë. Po zhvillohen hetime edhe për këto telefonata që ai ka marrë.
Fisheku i gjetur është model 56. Dyshohet se këto veprime janë kryer nga persona të cilët kanë pasur çështje që mund të jenë hetuar nga prokurori i cili ka qenë me detyrë në rrethe të ndryshme të vendit.
/Gazetari.al/