ITALI– Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Torinos, pasi është kapur me 6 kilogramë kokainë pranë zonës së quajtur “Corso Moncalieri”. Policia fillimisht e kishte ndaluar shqiptarin për të ushtruar një kontroll rutinë, por sjellja nervoze e shqiptarit, ka bërë që ata të dyshojnë të nënshtrojnë një kontroll të detajuar.
Mediat italiane kanë bërë me dije se pakot janë gjetur të fshehura me një qese, në të cilën ishte stampuar logo e një marke tepër të njohur, atë të “Prada”.
Sipas autoriteteve, nëse droga do të përfundonte në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro. Tashmë raportohet se 32-vjeçari, ende i paidentifikuar është arrestuar nga Policia dhe për fatin e tij, pritet të vendosë Gjykata e Torinos.