TIRANË/ Është publikuar në rrjetet sociale provimi i Maturës shtetërore, këtë herë ai i matematikës. Tezat janë shpërndarë, ndërsa maturantët ndodhen ende brenda provimit.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe provimi i Gjuhës Shqipe dhe letërsisë u publikua në mediat sociale ende pa përfunduar testimi. Duhet të theksohet se celularët nuk lejohen gjatë testimit të njohurive.
/Gazetari.al/