Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që të Bashkimi Europian të përcaktojë një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në twitter, zëdhënësi i DASH, Ned Price shprehet e SHBA është e angazhuar dhe të përkushtuar për rrugën evropiane të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ned Price në Twitter:
Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Jemi angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë
/Gazetari.al/