Kanye West dhe Irina Shayk paskan qenë bashkë prej muajsh dhe askush nuk paska ditur asgjë! Burime të afërta me çiftin e ri kanë treguar për TMZ se Ye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj, duke takuar njëri-tjetrin që në mars.
Mësohet se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.
Që atëherë kishte shenja që Yeezy dhe Irina kishin diçka bashkë, pasi ajo u pa e veshur me një këmishë përkujtimore për DMX para se të ishte në duart e publikut të gjerë. Kujtojmë se bluzat me porosi X janë projektuar nga Balenciaga dhe porositur nga marka Yeezy dhe Kanye ndihmoi në mbledhjen e mbi 1 milion dollarëve për familjen e DMX me fitimet.
Ndërkohë, Kanye West i habiti të gjithë duke hequr nga lista e ndjekësve në Twitter të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kim. Pas 44-vjetorit të lindjes, reperi ka hequr disa njerëz nga ndjekësit dhe fansat kanë vënë re se 3 nga ata njerez ishin dhe motrat Kardashian.