E hënë, 8 Gusht, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

Raportuesja e PE për Kosovën: ‘Non-paper’ u draftuan në Moskë, kanë për qëllim të trazojnë Ballkanin

11 Qershor, 2021
në Bota, Kryesore, Rajoni
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon deklaroi se dokumentet “non-paper” për ndryshim të kufijve në Ballkan janë draftuar në Moskë e Beograd. Ajo komentoi liturgjinë e djeshme fetare nga klerikët serbë në Kishën ortodokse në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, i vlerësuar si provokim në Kosovë.

Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse një veprim i tillë [liturgjia] ishte provokim nga pala serbe, por sugjeroi që Kosova të fokusohet në agjendën e saj evropiane.

“Ky provokim nga pala e komunitetit serb mund të jetë i vërtetë apo jo. Nuk mendoj se është e nevojshme të konsiderohet si i tillë, sepse ne duhet të vazhdojmë me agjendën pozitive në lidhje me atë se për çka duhet të pajtohemi, çka është në agjendën e Kosovës që synohet të arrihet. Mendoj se për mua, edhe për ne në Bruksel, është më e rëndësishme të fokusohemi në gjërat e përbashkëta për të cilat duhet të punojmë, se të shpërqendrohemi nga këto, t’i quajmë reagime apo kthime prapa të pakëndshme nga Serbia. Prandaj, nëse një gjë e tillë ishte e qëllimshme, e rastësishme, apo thjesht ndodhi, nuk e di. Nuk dua të spekuloj. Do të doja të përpiqemi të gjejmë agjendën në të cilën ju dhe Bashkimi Evropian duan të punojnë, në emër të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Gjatë intervistës, Von Cramon ka komentuar edhe “non-papers”, për të cilët tha se janë draftuar në Moskë e Beograd. Sipas saj, të tillët kanë për qëllim të trazojnë Ballkanin.

 

 

“Unë thjesht do ta injoroj këtë, sepse shumica e ‘non-paper’ të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest, krijojnë shumë frikë, panik, trauma dhe më shumë kanë për qëllim të trazojnë rajonin, se të sjellin një proces pajtueshmërie dhe kjo është shumë e trishtë, shumë fatkeqe, dhe ne duhet të flasim për pasojat që do kenë tek njerëzit në rajon, andaj nuk duhet t’i marrim ato në konsideratë. Do të doja t’i injoroja. Është temë shumë toksike dhe sigurisht që nuk është draftuar në Bruksel”, tha ajo.

Shkurtimisht, ajo ka komentuar edhe përplasjet e djeshme në Samitin e Tiranës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Brnabiç. Sipas Kurtit, përplasjet ndodhën pasi kryeministrja serbe nuk pranonte assesi që ta njihte pavarësinë e Kosovës. Sipas Von Cramon, Serbia duhet ta pranojë realitetin tashmë.

“Nuk isha prezente në atë tavolinë. Është e vështirë të komentoj atë gjë. Është fatkeqësi që ne ende jemi në këtë pikë. Çka të them. Nuk kam dëshmitarë të kësaj situate. Është e vështirë të them çkado nga jashtë. Andaj, do doja të jem konstruktive aq sa mundem. Do të përpiqem që nga ana e Komisionit të bëjë presion tek Serbia se ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë disa nga nevojat, realitetin dhe faktet se Kosova është në rrugën e duhur dhe se neve do ta na duhet një gjë e tillë edhe nga Serbia për rrugën drejt integrimit evropian, e cila përfshinë njohjen e Kosovës apo çfarë marrëveshje në të cilën Kosova diskuton nga niveli i njëjtë. Nuk dua ta komentoj këtë rast konkret”, ka deklaruar tutje Von Cramon.

Taget: Albin Kurtiana brnabicKosovaPEserbivon cramon
Postimi i rradhës
Gjermani/ Nëna shqiptare dhe djali i saj rrëmbehen në stacionin e autobusit! Ish-bashkëshorti arratiset menjëherë pas ngjarjes

Gjermani/ Nëna shqiptare dhe djali i saj rrëmbehen në stacionin e autobusit! Ish-bashkëshorti arratiset menjëherë pas ngjarjes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Intervista/ Enver Bytyçi: Provokimi nga Beogradi në veri të Kosovës ishte fitore e Albin Kurtit. Ai fitoi kredibilitet para faktorit ndërkombëtar dhe solli në bisedime Vuçiç. Diplomacia shqiptare legjitimoi reagimet e serbëve
  • Dy turistët gjermanë mbeten të bllokuar në Tropojë, Policia i gjen dhe i transporton me helikopter në Tiranë
  • Zjarr në Bajkaj të Sarandës, rrezikohen ullishtet e vreshtat
  • Vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Iu kërkoj falje…
  • “Ku i gjen gjithë ato lekë…”/ Aulona Musta tregon burimet e saj të të ardhurave

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.