Hartografët e National Geographic kanë njohur Oqeanin Jugor të Antarktidës në hartat e tyre, duke e çuar numrin e oqeaneve të Tokës në pesë. Kjo organizatë, e cila ka krijuar hartat e botës që prej vitit 1915 njoftoi se njohu publikisht oqeanin e 5-të, në Ditën Botërore të Oqeanit .
National Geographic e ka përcaktuar oqeanin Jugor të Antarktidës si të bashkuar nga rryma që rrjedh përreth Antarktidës, shkruan Daily Mail.
Tashmë Oqeani Jugor i Antarktidës do t’i bashkohet listës së katër oqeaneve të tjera, Atlantikut, Paqësorit, Indianit dhe Arktikut.
Në kontratën e oqeaneve në botë, Bordi Amerikan i Emrave Gjeografikë e ka njohur si ‘Oqeanin Jugor’ që nga viti 1999, ndërsa Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës miratoi etiketimin vetëm në shkurt të këtij viti.