Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor, është shpërblyer me Çmimin Pulitzer.
Çmimet Pulitzer konsiderohen më prestigjiozet për gazetari në Shtetet e Bashkuara.
Stafi i gazetës Minneapolis Star Tribune, është nderuar me çmimin për dhënien e lajmit më të shpejtë për vdekjen e Floydit.
Platforma online BuzzFeed ka fituar çmimin e parë Pulitzer, në kategorinë e raportimit ndërkombëtar, për mbulim të kampeve të ndërtuara nga Kina për ndalime masive të ujgurëve myslimanë.
E përditshmja amerikane The New York Times ka fituar çmimin për shërbim publik dhe për mbulim të pandemisë së koronavirusit.
Agjencia e lajmeve The Associated Press ka fituar dy çmime për fotografi, njërin për mbulim të protestave për pabarazi racore në Shtetet e Bashkura, dhe tjetrin për ndikimin e pandemisë së koronavirusit te të moshuarit në Spanjë.
Çmimet Pulitzer ndahen nga viti 1917, kur gazetari Joseph Pulitzer, emigrant hungarez-hebre, ka krijuar këtë çmim me vullnetin e tij.
Njoftimi për këto çmime, në vlerë të 15,000 dollarëve secili, është shtyrë nga muaji prill, për shkak të pandemisë.
Momenti i dhunes policore ndaj George Floyd