Tiranë/ Kreu i PS-së, Edi Rama ka uruar ditën e sotme të gjithë socialistët në përvjetorin 30-të forcës së majtë politike. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se do të vazhdojnë përpjekjet që Partia Socialiste të bëhet më e mirë për të gjithë.
“Mirëmëngjes dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë“, shkruan Rama, teksa urimin e shoqëron më një foto trëndafili.
Ditën e sotme, në orën 18:00PS do të mbledhë Kongresin në “Air Albania”, ku në fokus do të jetë rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.