Mirditë/ Moti i keq dhe rrufetë ka shkaktuar ngordhjen e 250 krerëve dhi e dele në fshatin Zaj të Mirditës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ku vendi u përfshi nga një stuhi shiu, bubullima e rrufe. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani Prena Buruku, i cili nuk ka mbetur i lënduar.
/Gazetari.al/