Angli/ Banorët e një prej lagjeve më të pasura në Angli kanë nxjerr ditën e djeshme makinat e tyre në rrugë. Dailymail shkruan se lagjja Alderley Edge në Cheshire është shtëpia e disa prej super veturave më të shtrenjta në botë.
Por pavarësisht se të rinjtë janë të apasionuar mbas shpejtësisë dhe makinave luksoze, ka dhe banorë të tjerë të kësaj lagjeje, të cilët janë të shqetësuar nga zhurmat që ato krijojnë.