Tiranë/ Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në qendrat e votimit për të hedhur votën e tij për kreun e Partisë Demokratike. Berisha i cili ishte me një maskë të bardhë anti-covid, hodhi fletën e votimit e më pas bëri shenjën e famshme të PD-së, dy gishtat lart. Ai iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të partisë që të vijnë dhe të votojnë.
I pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij.
Berisha tha se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.
“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.