Tiranë/ Një ditë më pare u zyrtarizua largimi i kapitenit Idi Batha, ndërkaq më pare ishin largur edhe dy prej lojtarëve kryesorë si Torrasa dhe Kale. Ndërkohë sot vihet re një tjetër largim i bujshëm nga bardheblutë, bëhet fjalë për Kristi Vangjelin, i cili ka kontribuar shumë në arritjet e kësaj skuadre në titullin kampion, por edhe në të gjitha ndeshjet që është aktivizuar. Nuk dihet ende se cfarë po ndodh në kampin e 25 herë kampionëve të Shqipërisë, por ajo që vihet re në pamje të pare janë vetëm largimet e boshtit kryesor të kryeqytetasve.
Postimi i plotë i Kristi Vangjelit:
Pershendetje miq, dua tju njoftoj qe nga sot nuk do jem me pjes e ekipit te Tiranes. Dua te falenderoj presidentin Refik Halili, gjith stafet teknik edhe bashkelojtaret qe kemi punuar sebashku keto 2 vite.Gjithashtu nji falenderim per tifozerin e Tiranes te cilet na kan mbeshtetur ne cdo moment!
Iki me koken lart edhe me objektivat e realizuara si te klubit po ashtu edhe personalet. 🏆💙
Me rreskpekt Kristi Vangjeli! #32