Një 80-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kavajë, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kanal.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Hajdaraj, ndërsa nuk bëhen me dije të tjera detaje për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.