Një përleshje masive është regjistruar në një nga plazhet më të frekuentuar të Anglisë.
Mediat e huaja, kanë publikuar pamjet e përleshjes, ku shihen pushues duke u grushtuar e duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit karrige e sende të tjera të forta.
Mbi ngjarjen policia ka nisur një hetim, ndërsa nuk dihet ende arsyet që dërguan në nisjen e këtij sherri. Dëshmitarët kanë shprehur të gjithë shqetësimin e tyre mbi rastin, duke thënë se të gjithë skenën e ndoqën edhe fëmijët, të cilët u frikësuan së tepërmi.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.