GREQI- Trupi i një burri 45 vjeç u gjet ditën e djeshme i vrarë në Greqi. Tanea.gr shkruan se disa kalimtarë e gjetën trupin e tij pranë varrezave të Kallitheas në Katerini.
Sipas ekspertizës së policisë deri tani është zbuluar se viktima ishte djegur i gjallë. Ai gjithashtu u gjet me një kapuç në kokë dhe i lidhur në një hekur. Ndërkohë që sipas mediave greke 25-vjeçari mësohet se është zhdukur që nga dita e hënë.